Natë dhune në Katalonjë, qindra të lënduar, rrethohen prefekturat

Për natën e dytë rresht Barcelona përjetoi orë tensioni, teksa mijëra persona kanë protestuar në rrugët qendrore të kryeqendrës katalanase.

Protesta e mbrëmjes arriti edhe nivele dhune të theksuara, ku sipas organeve të policisë të paktën 157 vatra zjarrvënie të qëllimshme u regjistruan në të gjithë qytetin, dhe selitë e prefekturave u rrethuan nga protestuesit.  

Por protesta nuk ndali vetëm në Barcelonë. Protestuesit u përplasën me policinë edhe në qytete të tjera të Katalonjës si Girona, Tarragona, Lleida dhe Sabadell, me një bilanc ende jo përfundimtar të 114 të plagosur, ndër to 54 janë nga forcat e policisë.  

Ndërkohë, edhe ditën e sotme ka patur aksione si bllokimi i hekurudhës, si dhe të hyrjeve të autostradave.  

Qeveria spanjolle ka denoncuar dhunën, në fakt një risi e protestave katalanase, duke shtuar se “dhuna tregon se nuk kemi të bëjmë me një lëvizje paqësore, por nga grupe që duan të shkatërrojnë bashkëjetesën në Katalonjë”.

Nga partitë e djathta ka ardhur madje edhe kërkesa ndaj Qeverisë për zbatimin e “Ligjit të sigurisë kombëtare”, që parashikon që koordinimi i rendit publik në provincën të koordinohet nga Madridi dhe jo Barcelona.

  • LAJMI I FUNDIT | Meta letër OSBE: Ambasadori Borchardt është i padëshirueshëm në Presidencë
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Borchardt ofendoi publikisht qytetarëve shqiptarë