Negociatat, mediat ndërkombëtare: Merkel takon Macron, shpresë për kompromis

Zyrtarisht, ministrat e Jashtëm të mbledhur të martën ne Luksemburg thanë se nuk e kishin marrë dot një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, duke ja kaluar topin krerëve të shteteve anëtare qe vendosin në datat 17 dhe 18 tetor.

Por nga titujt e mediave europiane duket se fati i vendeve është vulosur tashmë. “Franca frenon zgjerimin”, thotë “Euroacitve”, ndërsa “Le Monde” thotë se Parisi i mbylli dyert Tiranës dhe Shkupit. “Euroactive” citon një burim të presidencës franceze, të thotë se qeveria e Emmanuel Macron nuk do të bjerë dakord për hapjen e negociatave në këtë moment. “Këto vende do të jenë pjesë e Bashkimit Europian një ditë. Por është shumë herët për të folur mbi hapjen e procesit ligjor drejt zgjerimit”.

Në Berlin, një zyrtar i Qeverisë tha se Kancelarja Merkel do të diskutonte me Presidentin francez para samitit të 17-18 tetorit. Një burim i cituar nga “Euroactiv”, thotë se Franca mund të ndryshojë pozicion në samit, vetëm në rastin e një skenari hipotetik shkëmbimesh, të tillë si përqafimi i idesë për reformimin e Eurozonës nga Gjermania.

Në përpjekjen për të arritur një kompromis, Finlanda paraqiti një draft propozim për ndarjen e dy vendeve në procesin e hapjes së negociatave, por vendet e tjera, përfshirë edhe Francën, e refuzuan një mundësitë tillë. Një zyrtar i “Champs Elysee” tha se nuk dëshironte të përcillte një mesazh të keq te rajoni, por dy vendet sipas tij, duhej të reformoheshin.

Rasti i Maqedonisë së Veriut merr një vëmendje më të veçantë në mediat europiane të cilat kujtojnë se marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e emrit, si kujtesën për një premtim të thyer në rastin e një përgjigje negative nga Brukseli.

Shkarkoni aplikacionin e A2