Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Negociatat, Rama nga Brukseli për A2: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 19:28 | Politikë
Negociatat, Rama nga Brukseli për A2: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi

Në përfundim të takimit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Bruksel, Kryeministri Rama dha një intervistë për gazetaren e A2, Klementina Cenkollari, ku foli për situatën aktuale të bisedimeve për negociatat.

Rama theksoi për A2 se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Europën dhe “duhet të kuptojmë ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos biem në pesimizëm”.

Edi Rama: Kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut me atë që kemi bërë apo çfarë nuk kemi bërë, por ka lidhje me çfarë duan dhe çfarë nuk duan vendet anëtare. Ka një bllok të madh për “Po”, i cili kërkon vazhdimin e procesit. Pastaj ka dhe një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit. Është një përplasje qasjesh brenda familjes europiane. Vazhdojnë përpjekjet intensive në të gjitha drejtimet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Presidenti Tusk është një avokat i palëkundur i procesit. Kemi shkëmbyer informacionet e orëve të fundit. Përpjekjet vazhdojnë. Më e mira do të ishte një zgjidhje kompromisi, por mund të ndodhë gjithçka, çdo opsion është i hapur. Ka një përpjekje të brendshme të shumë vendeve për të bërë më të mirën dhe për të mos e lënë procesin të hyjë në hulli të panjohur.

Klementina Cenkollari, A2: A i druheni një skenari për ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut? Në rast të tillë, a do të ishte ky një dështim i Tiranës?

Edi Rama: Ideja e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë nga vendi ynë dhe mundohen të kapen pas çdo fije bari si i mbyturi. Unë mendoj se nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushtet që shkojnë përtej një vendi apo dy vendeve. Madje, ka diskutim që edhe Serbia dhe Mali i Zi të përfshihen në një proces të ri. Pra, të ketë një frenim, një ridemsionim të procesit. Është një lojë shumë më e madhe nga ajo që na përfshinë ne si Shqipëri. Unë mbetem realist. Nuk jam as optimist as pesimist. Në datën 19 dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen. Ne nuk e bëjmë këtë për shtetet e BE, por për veten tonë. Herët apo vonë do të vijë në tryezë. Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë. Kancelarja e udhëheq frontin e “Po”-së. Më mirë se kaq ne nuk mund të kishim në këtë moment. Të shohim si do të përfundojë në tryezën e Këshillit.

Ky është një raport i rëndësishëm për Europën në raport me vetveten dhe të ardhmen e zgjerimit. Nuk është thjesht një moment i rëndësishëm jashtëzakonisht shumë për ne si Shqipëri. Në këtë moment të rëndësishëm për Europën është shumë e rëndësishëm që ne të kuptojmë ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos biem në pesimizëm. Ashtu si kundër, nuk kemi pse të jemi optimist pa arsye”, tha Rama.

https://youtu.be/03p4_fSodFo
https://a2news.com/2019/10/16/negociatat-mediat-nderkombetare-merkel-takon-macron-shprese-per-kompromis/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/2019/10/16/zaev-ne-bruksel-bllokimi-i-negociatave-do-te-kishte-efekte-negative-per-te-gjithe-rajonin/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani