Para dhe tetraplegjikët, në kërkim të “tokës së premtuar”

Ish-repartet usharake në Surrel janë “toka e premtuar” e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë dhe për ta pasur atë në pronësi protestojnë para Bashkisë së Tiranës.

Ministria e Mbrojtjes është dakord që këto ish-reparte të shndrrohen në ambientet ku invalidët të organizojnë mbledhje, seminare apo takime të ndryshme, por më parë këto prona duhet t’i kalojnë në pronësi bashkisë dhe më pas shoqatës.

Tek ambientet ku ata mblidheshin më parë, në Laprakë, do të ndërtohen pallate dhe ata janë të detytuar të largohen prej aty. Kryetari i shoqatës, Nrekë Ismaili dhe menaxherja Shpresa Spahiu, verifikojnë edhe njëherë dokumentet. Këtë të hënë ata mblodhën disa anëtarë për të protestuar para bashkisë.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar