Paralajmërimi i eurokomisionerit: Të çelen negociatat, kujdes nga riballkanizimi i rajonit

Eurokomisioneri për Emigracionin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, paralajmeroi liderët e Bashkimit Europian që të bëjnë shumë kujdes me Ballkanin, pasi mund t’i kthehet tensioneve të së kaluarës.

Ai ripërsëriti qëndrimin e Komisionit pro çeljes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën: “Tani i takon Këshillit të marrë vendimin final. Qëndrimi i Komisionit Europian është shumë i qartë, të dy vendet e meritojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ky është qëndrimi i Komisionit. Si një person që e njeh rajonin shumë mirë, dua të bëj edhe një koment politik. Dhe kjo është ajo që besoj unë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me Ballkanin. Mos lejoni që Ballkani të riballkanizohet në mënyrën e vjetër se si janë zhvilluar ngjarjet atje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2