Princi i Monakos i akordon medaljen e Kryqit të Madh Presidentit Meta

Presidenti Ilir Meta është pritur pasditen e së mërkurës nga Princi i Monakos, Alberti II, i cili i ka akorduar edhe medaljen e Kryqit të Madh të Urdhrit të Shën-Karlit.

“E konsideroj si vlerësim të përpjekjeve të përbashkëta në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona!”, ka shkruar Meta në “Facebook” teksa ka ndarë edhe disa foto nga takimi.

Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike, konkretizimi i mëtejshëm i projekteve të përbashkëta në fushat e shkencës dhe mjedisit, si dhe identifikimi i fushave të tjera të bashkëpunimit, ishin në qendër të bisedimeve mes Presidentit Meta dhe Princit Alberti II. 

Shkarkoni aplikacionin e A2