Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Prisnin fundin e botës, historia e familjes holandeze të izoluar për 9 vite

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 15:04 | Lifestyle

Për 9 vite mbetën të mbyllur në një kantinë duke pritur fundin e botës, që fatmirësisht nuk erdhi kurrë. Kështu ka jetuar një familje në një lokalitet në qendër të Holandës, derisa djali më i madh vendosi të largohej nga banesa duke zbuluar historinë e çuditshme në një lokal aty pranë.

Lajmi është shpërndarë me shpejtësi dhe ka ngjallur mjaft polemika. Policia bëri punën e saj duke gjetur në një pyll të Ruinerwold fermën ku qëndronte familja e përbërë nga 6 të rinj të moshës nga 18 deri në 25 vjeç dhe babai i tyre, i cili është arrestuar.

Ata ishin mbajtur të izoluar për 9 vite dhe nuk kishin pasur asnjë kontakt me botën e jashtme, madje besonin se nuk kishte njerëz të tjerë në tokë.

Lokali ku një nga djemtë rrëfeu historinë e pabesueshme

“Ata u zhvendosën për në një strehë tjetër, ku mund të marrin përkujdesjen e duhur dhe të tregojnë historinë e tyre”, deklaroi Nathalie Schubart, zëdhënësja e policisë. Media të ndryshme holandeze raportojnë se policia në vendngjarje zbuloi shkallë të fshehura që të çonin në një dhomë të nëndheshme.

https://www.youtube.com/watch?v=rrG1uFbmUaE&feature=youtu.be

 Aty kanë gjetur dhe një burrë në shtrat i cili kishte marrë një goditje në tru. 6 fëmijët nuk ishin regjistruar në zyrën e gjendjes civile. Autoritetet hetuan fillimisht edhe për dyshimet që mamaja e fëmijëve mund të jetë varrosur në kopshtin e fermës. Megjithatë kjo është rrëzuar nga kryebashkiaku i Ruinerwold, i cili bëri me dije se ajo kishte ndërruar jetë përpara transferimit për në fermë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë