Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Spërkat me benzinë komshien dhe më pas i vë flakën vetes

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 21:07 | Kronikë
Spërkat me benzinë komshien dhe më pas i vë flakën

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së mërkurë në qendër të qytetit të Ballshit, ku një 60-vjeçare spërkati me lëndë djegëse komshien e saj dhe tentoi t’i verë flakën.

Në kushte të rënduara psikologjike shtetësja P.T. pasi sulmoi fqinjën e saj E.Xh. pas një konflikti, i vuri flakën vetes. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë u bë e mundur fikja e flakëve që shtetasja P.T të mos pësonte dëmtime të rënda.

60-vjeçarja u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Sipas dëshmive paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga depresioni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani