Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Aksioni në Shkozë, prishen banesa të tjera, shtohen të pastrehët

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 15:06 | Aktualitet

Inspektorati Ndërtimor është rikthyer në Shkozë për aksionin e shembjes se shtëpive. Në orët e para të mëngjesit banorët janë nxjerrë nga banesat,  ndërsa fadromat po ndërhyjnë për shembjen e dy objekteve te planifikuara.

Në ditën e dytë të aksionit policia zgjeroi perimetrin në zonë dhe nuk lejoi median të afrohej. Brenda pak orësh, gjithë mundi dhe pasuria e dy familjeve  u është shembur para syve.

Shumë nga orenditë mbetën nën rrënoja, ndërsa ata vetë në qiell të hapur, buzë Lanës.

https://www.youtube.com/watch?v=GEUlo-WkfsI&feature=youtu.be

Banorët që preken nga shembjet e shtëpive, nuk janë kundër zhvillimit të projektit por kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre.

https://a2news.com/2019/10/16/shembja-e-banesave-tension-ne-shkoze-policia-perplaset-me-banoret/

Mbi 100 shtëpi në zonën e Shkozës janë planifikuar për t’u prishur pasi do të ndërtohet një pjesë e segmentit të unazës së madhe si dhe  projekti tjetër i devijimit të lumit Lana. Thuaj se të gjitha banesat nuk kanë certifikatë pronësie,  pasi janë bllokuar nga agjencia e legalizimeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani