Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Barcelona në flakë, modelja ruse “i vë zjarrin” Instagram-it

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 22:44 | Showbiz

Një modele ruse është “bombarduar” me kritika pasi ka postuar një foto nga protestat e ditëve të fundit në Barcelonë, ndërsa në sfond zjarri ka përfshirë qytetin.

Ajo quhet Elena Rybalchenko dhe ndiqet nga më shumë se 700 mijë persona në “Instagram”. Kanë qenë të shumta ata që e kanë akuzuar modelen se ka gjetur një ambient aspak të përshtatshëm për të realizuar një foto të tillë, sikur po realizonte një set fotografik.

“Barcelona në flakë. Kjo natë është si një film Hollivudi”, ka shkruar ndër të tjera bashkëngjitur fotos modelja.

Prej 3 ditësh radhazi, Barcelona është e përfshirë nga kaosi, dhuna dhe zjarri. Trazirat nisën pas vendimit të Gjykatës së Lartë ditën e hënë, për dënimin me burg të liderëve separatist të Katalonjës, lidhur me rolin e tyre në referendumin e pavarësisë në vitin 2017.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani