Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bushati: Shqipëria nuk do të ndahet nga Maqedonia e Veriut, zvogëlimi i derës së BE duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 11:31 | Politikë
Bushati: Shqipëria nuk do të ndahet nga Maqedonia e Veriut,

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se nuk do të ketë një ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, sa i përket çeljes së Negociatave.

Pavarësisht se për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç integrimit në BE, Bushati u shpreh se politikanët shqiptarë duhet të punojnë  për arritjen e standardeve të vendeve që janë tashmë pjesë e unionit.

“Nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kjo është bërë e qartë nga Merkel dhe Macron. Mendoj se sa të fokusohemi te të tilla gjëra, ne si politikanë dhe vëmendja e medias ne si politikanë duhet të fokusohemi te zbatimi i atyre standardeve që krijojnë një realitet të prekshëm europian”, tha Bushati.

Deputeti socialist shtoi: “Shqipëria i ka bërë detyrat e veta. Në rast se më pyesni a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj, mund të them se BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati dhe nga ana tjetër mund t’ju them se një vend nuk është kurrë 100% gati. Vakumet nuk janë asnjëherë të mira, as në politike e aq më tepër në gjeopolitikë. Për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Ne nuk duhet të jemi emocional, por dyfish më të përgjegjshëm për të kuptuar se zvogëlimi i derës së BE, edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, ne si politikanë duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu