Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Debat mes socialistëve dhe Ralf Gjonit, ndërpritet seanca e Kuvendit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 14:23 | Politikë

Një debat mes deputetit të opozitës, Ralf Gjonit, dhe socialistëve ka bërë që kryesuesja e seancës, Vasilika Hysi, të ndërpresë seancën plenare.

Në debat u përfshi ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Ndërkohë që po fliste në lidhje me temën e diskutimit të ditës, Korporatën e Investimeve, Gjoni po tregonte për pronat që i ishin zaptuar gjyshit të tij. Në atë moment, Shalsi i është drejtuar duke i kërkuar të mos fliste për këtë gjë në Kuvend por t’i zgjidhte ligjërisht.

Në debat u përfshi edhe zëvendëskryeministri Braçe, i cili i bëri me shenjë të mbyllte gojën. Për këtë, Gjoni kërkoi marrjen e masave ndaj tij. “Braçe përdori shenja fyese dhe kërcënuese, e mimika kundrejt meje. Duhet të merrni masa”, tha ai.

https://youtu.be/fgKqUhinORg

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani