Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Dorëzohet Erdogan, pezullohet ofensiva në Siri

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 19:51 | Bota
Dorëzohet Erdogan, pezullohet ofensiva në Siri

Turqia ka pranuar të pezullojë operacionet e saj në veri të Sirisë për t’i lënë mundësi forcave kurde të tërhiqen, ka thënë zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence. Ai tha se marrëveshja është arritur pas pesë orësh diskutimi me Presidentin e Turqisë Erdogan në Ankara.

Të gjitha operacionet ushtarake do të pezullohen për 5 ditë dhe SHBA do të ndihmojë për të lehtësuar një tërheqje të rregullt të trupave kurde nga ajo që Turqia e cilëson si "zonë të sigurt" në kufi.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar edhe Presidenti Amerikan, Donald Trump, në Twitter ku shkruan se me këtë marrëveshje do të shpëtohen miliona jetë.

“Kjo marrëveshje nuk mund të arrihej 3 ditë më parë. Kishte nevojë për pak dashuri të ashpër me qëllim që të arrihej. Përshëndetje për të gjithë. Krenarë për të gjithë. Është një ditë shumë e madhe për njerëzimin. Jam krenar që SHBA qëndruan pranë meje në ndjekjen e një rruge të nevojshme, por jo konvencionale. Njerëzit janë përpjekur ta arrijnë këtë marrëveshje prej shumë vitesh. Miliona jetë do të shpëtohen”, shkroi Trump.

Kjo ofensivë nisi javën e kaluar me qëllim për të shtypur militantët kurdë, të cilët i shesh si grup terrorist.

https://a2news.com/2019/10/16/ofensiva-e-turqise-trump-braktis-kurdet-nuk-jane-engjej/
https://a2news.com/2019/10/17/leter-per-erdoganin-trump-mos-bej-te-fortin-mos-u-bej-budalla/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani