Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

E drogojnë teksa luante në kazino, më pas i marrin Rolex-in 15 mijë dollarë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 22:11 | Lifestyle

Dy femra u “miqësuan” me një turist në një kazino në Florida përpara se të shfaqeshin në kamerat e sigurisë duke hedhur diçka në pijen e tij, ndërsa më pas i vjedhjen orën Rolex me vlerë 15 mijë dollarë dhe një 1 mijë dollarë “cash”.

Vajzat u takuan me prenë e tyre në “Hard Rock Hotel Casino” në Fort Lauderdale më 13 shtator. Një skenë që të kujton filmin “Hustlers”, gratë “dashurohen” me turistin para se njëra ta shpërqendrojë e tjetra t’i hedhë një substancë në pijen e tij.

Filmi “Hustlers” është frymëzuar në ngjarje të vërteta me skena të tilla. Ai është i bazuar në një histori të vërtetë dhe është frymëzuar nga një artikull i “New York Magazine”, i publikuar në vitin 2015. Aktore protagoniste në këtë film është Jennifer Lopez.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani