Ethet e negociatave, kryeministri Rama takon komisionerin Johanes Hahn

rama hahn 1100x620

Kryeministri Rama, i cili ndodhet ne Bruksel u takua sot me komisionerin për zgjerimin Johanes Hahn.

Hahn është shprehur po hapjes se negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por tashmë vendimtare është vetoja e Francës.

Presidenti Emanuel Macron  pas takimit me Merkel deklaroi se së pari BE duhet të reformoje procesin e pranimit. Ndërsa kryeministri Rama në një intervistë për A2 tha se nuk jemi në kushtet e ndarjes së dy vendeve.

Madje në këndvështrimin e tij, ridimensionimi i procesit të zgjerimit mund të penalizojë jo vetëm dy vendet aspirante për negociatat por edhe ato qe e kane nisur këtë proces, si Serbia dhe Mali i zi. 

Ndërkohë dje kryeministri shqiptar u takua me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, gjithashtu një mbështetës i zgjerimit dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.