Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Gabimi i Trump që habiti përkthyesen!

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 21:44 | Bota
Gabimi i Trump që habiti përkthyesen!

Shprehja e fytyrës së përkthyeses në Shtëpinë e Bardhë gjatë konferencës për shtyp të presidentit Donald Trump me homologun italian Mattarella ka bërë xhiron në rrjetet sociale në pak minuta.

E gjitha erdhi pas shprehjes së presidentit amerikan i cili tha se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara janë shumë të vjetra dhe mund të thuhet që datojnë prej Romës së Lashtë.

Përkthyesja, e cila po merrte shënime gjatë kësaj kohe, mbeti e befasuar nga kjo deklaratë e Donald Trump dhe shprehja e fytyrës së saj u “stampua” në objektivët e dhjetëra kamerave që ndiqnin aktivitetin.

E gjitha kjo pasi është gabim të thuash që Amerika e themeluar në vitin 1776 ndan një histori direkte me Romën e Lashtë e cila u krijua në vitin 753 Para Krishtit dhe u shkatërrua në vitin 410 Erës Tonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani