Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hapja e negociatave, Merkel: Shanset nuk janë të mira

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 11:13 | Politikë
Hapja e negociatave, Merkel: Shanset nuk janë të mira

Shanset për t’i hapur rrugën çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk janë shumë të mira. Pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, kur u shpresua për një përafrim të qëndrimeve sa i përket zgjerimit, kancelarja Angela Merkel duket se e ka humbur optimizmin.

 Pak orë para se ti drejtohej Brukselit, Merkel tha se po punohet ende për një marrëveshje, por shpresat për një votë unanime janë të pakta.

 “Më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira. Gjermania ndjehet veçanërisht e lidhur me vendet e Ballkanit dhe do t'i afrojë ato me BE. Ne u kemi ofruar ura partnerëve që kishin dyshime por në samit ende nuk është e sigurtë një votë unanime”, deklaroi kancelarja.  

https://a2news.com/2019/10/16/franca-shuan-optimizmin-macron-negociatat-pas-reformimit-te-be/

Tema ishte në fokus të një takimi mes Merkel dhe Macron ne Tuluzë  të Francës, pasditen e së mërkurës. Krerët e dy superfuqive europiane nënshkruan një sërë projektesh të përbashkëta sa i përket mbrojtjes, patën një qëndrim të përbashkët për Brexit, por çështja e zgjerimit i ndau sërish.

Me gjithë shpresat për një kompromis të mundshëm, Macron qëndroi i palëkundur në pozicionin e tij. Ndërsa përshëndeti reformat e bëra në të dyja vendet, ai tha se do të duhet më shumë kohë deri në hapjen e negociatave.

https://a2news.com/2019/10/17/ethet-e-negociatave-kryeministri-rama-takon-komisionerin-johanes-hahn/

 “Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces”, u shpreh presidenti francez.  

Kreu i Elizesë deri më tani kundërshtimin e tij e kishte argumentuar me thellimin e BE para zgjerimit, por në konferencën me Merkel përmendi edhe arsye të brendshme që e bëjnë Francën të hezitojë. ‘Shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë, në këto kushte është e vështirë t'i shpjegosh  popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend”.

https://a2news.com/2019/10/16/paralajmerimi-i-eurokomisionerit-te-celen-negociatat-kujdes-nga-riballkanizimi-i-rajonit/

Por qarqe qeveritare gjermane të cituara nga Deutche Velle thonë se në samit, përpjekjet për të bindur Macron do të vazhdojnë. Argumenti i fuqishëm i përkrahësve të çeljes së negociatave është vënia në diskutim e besueshmërisë së BE.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli