Incidentet në “Fadil Vokrri”, UEFA nis hetim për Kosovën dhe Malin e Zi

Komisioni i Disiplinës në UEFA ka nisur një hetim ndaj federatave të Kosovës dhe asaj të Malit të Zi pas trazirave në ndeshjen e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve, ku dardanët triumfuan 2-0.

Mësohet se hetimet kanë nisur për hedhje të sendeve në fushën e lojës, si dhe për trazirat e shkaktuara nga tifozët në këtë ndeshje.

Disiplina do ta shqyrtojë këtë ndeshje më 21 nëntor ku pritet të merret edhe vendimi, i cili së paku do të ketë një dënim me gjobë për dy federatat.

Federatat e Malit të Zi ka dërguar një raport në UEFA se rreth 100 tifozë të saj janë provokuar para se të nisnin incidentet.

Shkarkoni aplikacionin e A2