Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

“JO-ja nuk është dështim i qeverisë”, Çejku i përgjigjet ashpër Hahnit: Nuk ka dobi t’i bësh reklamë një zyrtari kur produkti është zero

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 14:25 | Politikë
“JO-ja nuk është dështim i qeverisë”,

Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, deklaroi në studion e Ditari në A2 se nëse nuk hapen negociatat me BE-në, fajtori duhet gjetur te qeveria dhe gjithashtu nuk kurseu kritikat edhe për Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn.

“Është për të ardhur keq që kemi që nga viti 2014 pa lajme të mira në raport me integrimin në BE. Edhe pse duan t’ia lënë fajin njëri-tjetrit, njerëzit e shikojnë kush është fajtori. Në fund të fundit, ky është një vend me qeveri dhe dështimi lidhet me institucionet. Ky është dështim i turpshëm, ne nuk kemi bërë asgjë”, theksoi Çejku.

Ish-ambasadori nënvizoi se “Shqipëria duhet të pranojë që ka probleme dhe jo vetëm që nuk ka bërë hapa përpara, por ka bërë hapa prapa” në raport me integrimin.

Kur u pyet për deklaratën e Johannes Hahn, i cili u shpreh sot se në rast se nuk ndodh sot hapja e negociatave “nuk do të ishte për ndonjë dështim të qeverisë shqiptare”, Çejku tha: “Hahn ka dështuar në raport me axhendën që ka patur. Edhe në bisedimet Maqedoni-Greqi, po të mos ishte ndërhyrja e fuqishme amerikane, nuk do të kishte patur progres. Ai nuk ka ndihmuar në zgjerim, por ka patur marrëdhënie personale me zyrtarë të korruptuar të vendeve të Ballkanit dhe ndërkohë i është fshehur të vërtetës që popujt e këtyre vendeve dinë dhe zyrtarët e BE dinë. Këto marrëdhënie kanë krijuar imazhin që çdo gjë është në rregull. Ai i ka marrë me të mirë këto “nxënës” dhe i ka ngelur në klasë në fund. Nuk është e dobishme t’i bësh reklamë një zyrtari të caktuar, ndërkohë që produkti është zero”.

Në fund, Çejku theksoi se “opozita, ku ka pasur mundësi të ketë influencë, e ka bërë punën e saj”, ndërsa mazhoranca jo.

“Opozita ka një marrëdhënie të ngushtë me CDU/CSU dhe ata po e udhëheqin PO-në. Aty ku mazhoranca mendohej se kishte influencë, kemi dështime, si në rastin e Macron”, deklaroi ish-ambasadori.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani