Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Kryeministri i Holandës: Për Shqipërinë është një “JO” e qartë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 23:16 | Politikë
Kryeministri i Holandës: Për Shqipërinë është

Pas vetos së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, tashmë të njëjtën gjë bën publike edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Në fund të punimeve të ditës së parë të Samitit dyditor në Bruksel, liderët Europianë diskutuan edhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për të dyja vendet, Rutte është shprehur i prerë dhe tha se ka marrë një jo për të dy vendet, të cilën e mbështet, nga parlamenti i Holandës.

https://a2news.com/2019/10/17/celja-e-negociatave-te-gjithe-syte-nga-brukseli-presidenti-i-pe-te-mbajme-premtimet/

“Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një “JO” e qartë. Në qoftë se shikon se çfarë do të ndodhë, nuk ka avancime ose ndryshime. Në qoftë se shikon Maqedoninë e Veriut, ata janë në një pozicion më të mirë se Shqipëria. Kanë ndodhur më shumë gjëra! Por dhe aty ka shumë detyra për të bërë! Por gjykimi im është që për të dyja vendet do të ketë një “JO”. Për Shqipërinë, Parlamenti im më ka dhënë një “JO” të qartë për të votuar sonte me të cilën unë bie dakord! Për Maqedoninë e Veriut më pak eksplicite, por edhe ata kanë shumë për të bërë!”, tha Rutte.

https://a2news.com/2019/10/16/franca-shuan-optimizmin-macron-negociatat-pas-reformimit-te-be/
https://a2news.com/2019/10/17/hapja-e-negociatave-merkel-shanset-nuk-jane-te-mira/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
https://a2news.com/2019/10/17/negociatat-hahn-jo-ja-nuk-eshte-deshtim-i-qeverise-shqiptare/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Dita jonë