Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lleshaj: Shqetësime totalisht të pabaza nga Franca dhe Holanda për azilin e krimin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 19:34 | Politikë
Lleshaj: Shqetësime totalisht të pabaza nga Franca dhe Holanda

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i sheh totalisht të pabaza pretendimet e Francës dhe Holandës për azilantët dhe krimin e organizuar shqiptar. Këto dy shtete historikisht i kanë koordinuar mes tyre votat në proceset integruese të shteteve që synojnë të hyjnë në BE.

Këtij argumentimi të presidentit francez se pse kundërshton hapjen e negociatave dhe pretendimit të holandezëve se krimi i organizuar shqiptar po drejton tregun e narkotikëve në atë shtet, i del kundër ministri shqiptar.

Sandër Lleshaj, për A2 i sheh plotësisht të pabaza pretendimet e këtyre 2 shteteve

“Kemi vlera mesatare europiane në të gjitha figurat që përshkruajnë nivelin e sigurisë publike të Shqipërisë. Për mua shqetësimi i tyre është plotësisht i pabazë”, u shpreh ministri.

Në të shkuarën, fenomeni i azilantëve ishte shqetësim dhe për qeverinë gjermane, e cila ka pranuar se numrat kanë ardhur në reduktim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë