Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Lufta ndaj racizmit në futboll, Infantino propozon masa drastike

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 18:34 | Futboll
Lufta ndaj racizmit në futboll, Infantino propozon masa drastike

“Racistët duhet të dëbohen nga stadiumet”. Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, insiston në luftën e tij kundër racizmit në futboll, duke lëshuar një propozim të ri në nivel global të ri për tifozët që njollosen me kore raciste kundër futbollistëve.

Gjatë një interviste në Bangladesh, pas incidenteve në ndeshjen e fundit eliminatore mes Bullgarisë dhe Anglisë numri një i futbollit botërore deklaroi se nëse ka racistë që abuzojnë me futbollistët, ndeshja duhet të ndërpritet.

“Nuk mund të lejojmë që racistë të fitojnë, futbolli duhet të vazhdojë dhe duhet t’i dënojmë këta njerëz”, shtoi Infantino.

“Këta njerëz duhet të dëbohen nga stadiumet, nuk duhet të lejohen më të hyjnë dhe ndaj tyre duhet të nisin procedime penale. Të bësh një abuzim racist është një krim dhe kështu duhet të jetë në çdo vend të botës”, tha Infantino.

Më tej, ai deklaroi se nëse një vend përjashton një spektator për shkak të racizmit FIFA duhet të bëjë të njëjtën gjë dhe atij duhet t’i ndalohet hyrja në çdo stadium tjetër në çdo vend të botës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani