Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Negociatat, Hahn: “Jo”-ja nuk është dështim i Qeverisë shqiptare

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 12:35 | Politikë
Negociatat, Hahn: “Jo”-ja nuk është dështim i

Komisonieri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Han, tha se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e saj dhe të gjithë ramë dakord se janë plotësuar pesë prioritetet kyçe. Edhe këtë vit dhamë rekomandimin për çeljen e negociatave.

“Nëse nuk ndodh sot, sepse është agjenda e Këshillit Europian, nuk do ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit. Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Europës dhe mendoj që është e rëndësishme që ta dinë qytetarët e Shqipërisë këtë. Do doja vetëm të inkurajoja qeverinë të vazhdojë me reformat që po zhvillojnë, sepse është në interes të qytetarëve shqiptarë. Nuk bëhet për të na kënaqur ne. Për sa i përket Komisionit Europian, ne jemi jashtëzakonisht të përkushtuar që të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta, për të përmirësuar kushtet e jetesës në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri. Do të bëjmë gjithçka dhe shpresoj që sapo të zgjidhen problemet e brendshme të BE-së, të ketë një ndikim pozitiv edhe mbi anëtarësimin e rajonit”, tha Hahn pas takimit me Kryeministrin Rama në Bruksel.

https://a2news.com/2019/10/16/franca-shuan-optimizmin-macron-negociatat-pas-reformimit-te-be/

Nga ana e tij, kreu i ekzekutivit, përsëriti edhe një herë qëndrimin se vendimi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim varet nga çështjet e brendshme brenda unionit. “Zoti Hahn e shprehu fare qartë. Ne  e kemi bërë atë që na është kërkuar. Po përtej faktit që çfarë kemi bërë ne dhe çfarë duhet të bëjmë, jemi në kushtet kur në Këshillin Europian diskutohet për çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë vetë anëtarët e familjes për familjen e tyre, pasi dihet që një anëtar i rëndësishëm i familjes kërkon një qasje tjetër të të gjithë familjes ndaj këtij procesi. Kjo do të thotë që, nga njëra anë, ne duhet ta kuptojmë qartë këtë situatë dhe nga ana tjetër ta vazhdojmë procesin e reformës, sepse, siç e tha dhe Komisioneri, nuk i bëjmë pse po na i kërkon Brukseli, Londra, Parisi, apo Berlini, por i bëjmë sepse na i kërkon nevoja që t’u lemë fëmijëve tanë një Shqipëri europiane, me institucione demokratike, me një shtet institucional të së drejtës dhe një ekonomi me standarde të Bashkimit Europian”, tha Rama.

https://a2news.com/2019/10/17/hapja-e-negociatave-merkel-shanset-nuk-jane-te-mira/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli