Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përulësia e Mane: Për çfarë i dua 10 Ferrari? Më mirë ndërtoj shkolla dhe ushqej të varfërit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 11:11 | Futboll
Përulësia e Mane: Për çfarë i dua 10 Ferrari? Më

Sadio Mane është një nga 3 sulmuesit e Liverpool që merr më pak vëmendjen e mediave, edhe pse kontributi i tij është pothuajse i njëjtë me Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Edhe pse tashmë është një yll i futbollit botëror, ai vazhdon të jetë një njeri shumë i përulur. Për mediat afrikane ai ka rrëfyer se nuk është aspak i interesuar për lukset e jetës së një futbollisti, por i intereson vetëm që të ndihmojë të varfërit.

Senegalezi tha për NsemWoha.com se nuk ka nevojë për shumë makina, orë apo avionë për të qenë i lumtur.

“Për çfarë më duhen 10 Ferrari, 20 orë me diamante dhe dy avionë? Çfarë do t’i sillte kjo botës? Unë kam vuajtur urinë, kam punuar në arë, kam luajtur zbathur dhe nuk kam shkuar në shkollë. Sot mund të ndihmoj njerëzit. Preferoj të ndërtoj shkolla dhe t’i jap ushqim e veshmbathje njerëzve të varfër”, ka thënë Mane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu