Presidentja e KE: Sinjalet për çështjen e zgjerimit nuk janë pozitive

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Leyen nuk u shpreh optimiste për vendimmarrjen që pritet të ketë samiti i krerëve të BE për çështjen e zgjerimit të unionit.

Në një deklaratë për shtyp, shefja e sapozgjedhur e KE u shpreh se shenjat për hapjen e negociatave nuk janë të mira dhe se ndihet e keqardhur pasi të dyja vendit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë hapa të mëdhenj përpara për arritjen e standardeve.

“Pjesa e dytë e diskutimeve do të jetë procesi i zgjerimit të Unionit Europian. Fatkeqësisht shenjat nuk janë të mira. Dhe nuk është e sigurt nëse do të ketë një vendimmarrje gjatë ditës së sotme. Më vjen shumë keq për këtë pasi besoj se të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për t’iu afruar standardeve evropiane”, tha Von Leyen.

Në fund, presidentja e re e KE shtoi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një sinjal pozitiv nga ana e Komisionit Evropian.

Shkarkoni aplikacionin e A2