Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ujdia e re për Brexit, partitë opozitare të Britanisë refuzojnë marrëveshjen

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 14:30 | Bota
Ujdia e re për Brexit, partitë opozitare të Britanisë

Partitë kryesore të opozitës në Britaninë e Madhe refuzojnë me forcë ujdinë e re për Brexit të arritur me Bashkimin Europian.

Lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, e konsideron atë një marrëveshje akoma më të keqe se ajo e negociuar nga ish kryeministrja Theresa May.

https://a2news.com/2019/10/17/arrihet-marreveshja-e-re-per-brexit/

Ai I bën thirrje ligjvënësve britanike që ta refuzojnë atë. “Kjo ujdi e dështuar nuk do të bashkojë vendin dhe duhet të refuzohet. Mënyra më e mirë për të përfunduar Brexit është që populli ta ketë fjalën e fundit me anë të një votimi popullor”, shprehet Corbyn.

Ai paralajmëron se ujdia e re do të vërë në rrezik sigurinë ushqimore dhe të drejtat e punëtorëve. Gjithashtu edhe Liberal Demokratët janë kundër marrëveshjes dhe kërkojnë që divorci me BE-në të mos ndodhë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu