Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Vjeshtë” në Vlorë, kapet grupi që kultivonte kanabis

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 14:48 | Kronikë
“Vjeshtë” në Vlorë, kapet grupi që kultivonte

Policia e Vlorës, e mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Vjeshta".

Shtatë persona janë arrestuar në kuadër të këtij operacioni, i cili ka goditur aktivitetin kriminal në fushën e kultivimit dhe shitjes së bimëve narkotike.

Të arrestuarit vepronin kryesisht në territorin e Bashkisë së Selenicës. Përveç të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, ndërsa janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3 automjete, një sasi lekësh dhe valutë në euro si dhe janë asgjësuar bimë narkotike në kubikë dhe fidanë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu