Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Vodhën shtëpitë e lojtarëve të Real dhe Atletico Madrid, kapen 3 shqiptarë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 12:02 | Kronikë
Vodhën shtëpitë e lojtarëve të Real dhe Atletico

Garda Civile në Spanjë ka përfunduar një operacion për shkatërrimin e një rrjeti kriminal që kishte vjedhur shtëpitë e yjeve të futbollit spanjoll. Siç njoftojnë mediat vendase si “El Correo”  apo “Andaluciainformacion”, në pranga ranë 3 shtetas shqiptarë dhe një spanjoll.

Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara. Njëri nga të arrestuarit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar, me inicialet M. Z., i ishte arrestuar më herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno.

Në lidhje me vjedhjet e muajve të fundit në banesat e futbollistëve spanjollë, këto media bëjnë me dije se autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera.  Ndër shtëpitë e vjedhura nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid Thomas Partey.

https://a2news.com/2019/10/01/u-grabisin-shtepite-lojtareve-real-madrid-puneson-firme-private-per-sigurine/

A2 CNN Livestream

Dita jonë