Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Volejboll për femra, Partizani shkruan historinë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 08:46 | Sporte të tjera
Volejboll për femra, Partizani shkruan historinë

Partizani në volejboll për femra ka vendosur emrin në librat e historisë, duke u kualifikuar në fazën e dytë të Champions League.

Kampionet e Shqipërisë triumfuan edhe në Bosnje përballë Jedinsvo Bërçkos me rezultatin 3-2 duke mbyllur llogaritë e kualfikimit që në dy setet e para.

Takimi i parë në Tiranë foli gjithashtu për kryeqytetaset, që fituan me rezultatin 3-1. Sllovakja e kampioneve Romina Hudeçova u shpall sërish lojtarja më e mirë e ndeshjes.

Për herë te parë, Partizani do të luajë në turin e dytë të këtij kompeticioni. Pikërisht të merkurën e ardhshme, vajzat e kuqe do të sfidojnë kampionet e Hungarisë, Vanash Odum Budapest, një skuadër të njohur në arenën ndërkombëtare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani