Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Nuk shkohet në Europë me “Toyota Yaris”, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 18:35 | Politikë
Basha: Nuk shkohet në Europë me “Toyota Yaris”, Rama duhet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një konferencë për mediat se vendimi negativ për hapjen e negociatave pritej, pavarësisht se nuk ishte ai që kishte shpresuar.

“Nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar, por do të ishte një gënjeshtër e madhe ndaj shqiptarëve po t’i thoshim që nuk e prisnim. Që prej vendimit të Bundestagun për vendosjen e 9 kushteve Shqipërisë dhe hapjen e negociatave vetëm pas plotësimit të këtyre 9 kushteve, ishte e qartë që Këshilli Europian nuk do të mund të merrte një vendim më pozitiv se ai”, tha Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se mos-hapja e negociatave nuk është si pasojë e përplasjeve brenda BE, por me situatën në Shqipëri.

“Le ta themi qartë për çdo shqiptar se dëshironim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë se çfarë tha Bundestagu. Arsyet për këtë janë fare të qarta dhe unë ftoj këdo që mund t’i ketë harruar 9 kushteve të Bundestagut. Ishin 5, u bënë 7, më pas 9 sepse Shqipëria po shkon mbrapa. Dy kushtet shtesë kanë të bëjnë me blerësit e votave. Këto tregojnë hapat prapa që ka bërë Shqipëria. Këto janë faktet. Megjithatë, ka një përpjekje për ta shitur të sotmen si një përplasje të vendeve të BE, por qytetari i parë ta thotë se ka të bëjë me problemet e brendshme. I sapo kthyer nga Berlini, më informacionet më të freskëta nga kryeqendra e Gjermanisë. Është e vërtetë se prej 3 vjetësh mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare. Kush nga ne shqiptarët nuk e di se çfarë problemi të tmerrshëm me emigracionin kemi", tha kreu i opozitës.

Basha tha më tej se në Europë nuk shkohet me “Toyota Yaris”. "Macron po kërkon të reformojë se si vendet e ardhshme anëtare të kontrollohen, të mos kenë dështime si Rumania apo Bullgaria”.

“Jo”-ja për negociatat, Basha: Rama kryekëput përgjegjës, duhet të kishte dhënë dorëheqjen

“Rruga për të dalë nga kjo greminë është rikthimi të zgjedhjet e lira. Për fat të mirë piketat janë hedhur dhe nuk i zhbën dot askush. Reforma në drejtësi ka një qëllim, t’i trajtojë të gjithë njësoj. Reforma zgjedhore ka një qëllim, që institucionet t’i takojë të gjithëve. Ja pra se kthehemi sërish te 9 kushtet e Bundestagut. Prioritet absolut rikthimi i institucioneve te shqiptarët. Ndëshkimi për vjedhësit e votës. Përsëritja e zgjedhjeve sipas një kodi të ri zgjedhor. Në emër të opozitës dua të konfirmoj edhe njëherë se jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mos pranuar gjendjen e sotme që është kryekëput përgjegjësi e një njeriu, i cili sot duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk presim më. Kemi vendosur të bashkojmë të gjithë shqiptarët për ndryshimit që Shqipëria meriton. Ky ndryshim do të vijë përmes lidershipit që vendos para interesave të veta, interesat e vendit”.

“Të bashkohemi për të marrë në dorë fatin tonë”

“Ne si opozitë sot kemi një mision, kemi një vizion dhe një vendosmëri: Të dalim nga kjo gjendje duke treguar rrugën përpara. Detyra jonë fillon me propozimin konkret për hapat zgjedhore, por me besimin e çdo shqiptari te e ardhmja jonë. Të bashkohemi për të marrë në dorë fatin tonë. Plotësimi i 9 kushteve të Bundestagut është plani për të shkuar përpara, është edhe plani i opozitës”.

Platformë bashkëpunimi me Ramën?

“I kemi dhënë përgjigje prej më shumë se një viti. Me dokumentin gjerman është fare e qartë se cila është përgjegjësia e çdokujt. Ne si opozitë e shohim si udhërrëfyesin për të dalë nga kriza, pa lojëra dhe pa mashtrime. Kap çfarë të kapësh e ka për veten e vetë. Tani t’i binden kërkesës së sovranit dhe kërkesave të Europës ose të hapin krahun”.

“Asnjë autokrat nuk e dorëzon pushtetin”

“E sotmja ishte dështimi më i madh. 9 kushtet e Bundestagut janë kushtet Rama. Cfarë mund të thuhet me siguri është që për herë të parë kemi një ndarje me thikë. Për herë të parë kemi një njeri që ka mundësi të bëjë diçka, por bën të kundërtën. Me votë të lirë le të vendosin qytetarët. Nuk mund të ketë një proces fals”.

A do të rikthehet opozita në shesh?

“Të dielën e kaluar ne ishim në protestë. Protestat nuk kanë ndaluar për asnjë çast. Mundohuni të dilni nga kjo pyetje dembele. Protesta ka pasur, protesta ka dhe do të ketë. Protestat nuk janë tregues i një shoqërie të prapambetur”

A2 CNN Livestream

Dita jonë