Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basketboll, Vllaznia mund Tiranën në frymën e fundit

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 21:29 | Sporte të tjera
Basketboll, Vllaznia mund Tiranën në frymën e fundit

30 sekonda nga fundi, Tirana ishte në avantazh në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ndaj Vllaznisë, por në fund u përmbys gjithçka me rezultatin e mbyllur 78-77 në favor të vendasve.

Në aksionin e fundit në ndeshjen e basketbollit, kuqeblutë arritën të shënojnë një kosh me vlerën e dy pikëve, duke arritur triumfin në këtë takim, në pallatin e sportit, i cili ishte i tejmbushur.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Vllazninë, e cila ishte mjaft e rëndësishme në prag të debutimit në Ligën Ballkanike të martën e ardhshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë