Besnik Muçi, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, betohet para Metës

Besnik Muçi është betuar para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Besnik Muçi është njëherësh kandidat për SPAK, por nuk ka kaluar ende shkallën e dytë të Vetting-ut. Pasi kaloi shkallën e parë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se nuk justifikon pasurinë.

  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Ilir Meta në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Kushtetuta është e shenjtë, vijë e kuqe e pakalueshme
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Ilir Meta në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti: Kushtetuta u zhbë nga marrëveshja e partive politike në vitin 2008
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti: Kushtetuta, nga dokument themeltar i shtetit, u kthye në rregullore
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Jemi para situatës dramatike, ku Kushtetuta po shkelet
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Do të qëndroj kryegarant i mbrojtjes së Kushtetutës
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Përmes referendumit të mbrojmë Republikën