
Grinta dhe gjaknxehtësia janë tipare që gjenden me bollëk te trajneri italian Antonio Conte.
Humbja ndaj Juventusit përpara pushimit të kombëtareve ka lënë pa dyshim shije të hidhur për komandatin e zikaltërve, i cili nuk mendon kurrsesi të heqë dorë nga objektivi i titullit.
Conte nuk do të dijë as për kushte ekstreme të motit kur vjen puna për egon dhe kërkesat e tij. Italiani nuk e ndali për asnjë moment stërvitjen në Appiano Gentile, me Interin që u stërvit nën rrebeshet e shiut sikur të ishte dita e fundit përpara një finaleje.