“Do të vija bast gjithçka që Strakosha nuk do të bëhej titullar”

Miroslav Klose ka luajtur me Lazion nga viti 2011 deri në vitin 2016 dhe e njeh mirë ambientin bardhekaltër. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i kombëtares gjermane ka habitur me një deklaratë të tij mbi portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

“Kur luaja unë me Lazion, ishte portier i tretë. Do të vija bast gjithçka mbi faktin që nuk do të bëhej portieri titullar. Nuk të jepte siguri”, u shpreh Klose.

“Por, rritja e tij tregon që duhet t’i japësh hapësirë të rinjve dhe t’i japësh kohë që të rriten”, shtoi ish-sulmuesi.

Shkarkoni aplikacionin e A2