Ngritja e SPAK, Ibrahimi: Ecuria varet nga procesi i vetting-ut

Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ishte i ftuar sot për një seancë dëgjimore te Komisioni i Ligjeve për veprimtarinë e KLP-së.

Ibrahimi deklaroi se “nuk jemi bërë pengesë për vetting-un” dhe shtoi se KLP nuk po arrin të ecë me detyrat e veta për ngritjen e SPAK-ut për shkak të vonesave në procesin e vetting-ut.

“Koha që ata marrin është arsyeja e vetme pse nuk kemi SPAK dhe prokurorin e përgjithshëm. Nëse SPAK ngrihet sot me 8 prokurorë, secili prej tyre do të ketë minimalisht 55 çështje. Janë shumë. Kjo po na pengon që ta ngremë tani. Shumë shpejt do e kompletojmë Prokurorinë e Posaçme, prej saj varet Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky do të jetë mjaft i gjatë si proces, disa muaj”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi shtoi se për suksesin apo dështimin e SPAK ka dy përbërës: “Aftësia për të vënë para ligjit funksionarët e shtetit dhe aftësia për të goditur krimin e organizuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2