Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Korporata e Investimeve, Gjoni: Skemë grabitjeje e pronës së shqiptarëve

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 10:04 | Politikë
Korporata e Investimeve, Gjoni: Skemë grabitjeje e pronës së

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni deklaroi në studion e Ditari në A2 se Korporata e Investimeve “është skemë tjetër grabitjeje e pronave të shqiptarëve”.

“Këta duan të krijojnë një korporatë si një shoqëri tregtare aksionere që do të marrë në menaxhim tokat shtetërore, duke e kthyer shtetin në pronar. Ende nuk është qartësuar terminologjia tokë shtetërore sepse në atë që quhet tokë shtetërore në hipoteka, fshihen qindra mijëra hektarë tokë private që nuk i është kthyer pronarëve legjitimë gjatë viteve të komunizmit dhe postkomunizmit”, theksoi Gjoni.

Deputeti shtoi se “ka interesa madhore që preken nga ndërhyrja jonë në Parlament”.

“Ka rreth 80% të shqiptarëve që nuk e dinë që mund të jenë pronarë. Tokat e tyre janë të pakthyera nga qeveria. Çdo qeveri postkomuniste në vendin tonë është në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe të së drejtës kushtetuese të shtetasve për të trashëguar pronën. Këta duan të marrin këto toka që i quajnë shtetërore dhe t’ia shpërndajnë 5-6 oligarkëve. Ne duam të hyjmë në Evropë dhe sillemi si në një vend afrikan. Si mund të kalohet një projektligj i tillë pa e konsultuar me grupet e interesit?”, shtoi Gjoni.

Në lidhje me JO-në e Francës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Gjoni e konsideroi si një “mungesë vizioni nga ana e Macron”.

“Është një gabim strategjik që BE po bën me Ballkanin. Pasi po humbet Britaninë, po krijon një Bashkim Evropian me dy shpejtësi. Po lihet një rrip pasigurie që është katastrofike përsa i përket sigurisë rajonale. Në gjykimin tim, për disa interesa shumë të vogla elektorale, Macron u tregua frikacak dhe ka marrë një vendim që nuk i shërben stabilitetit”, deklaroi Ralf Gjoni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani