Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Hapja e negociatave, nuk ka vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 10:15 | Politikë
Hapja e negociatave, nuk ka vendim për Shqipërinë dhe

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, deklaroi se nuk do të ketë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Zgjerimi është shumë i rëndësishëm për ne, por jo të gjitha vendet janë dakord për hapjen e negociatave. Kërkohet vendim unanim”, deklaroi Karins.

Krerët e shteteve anëtare debatuan mes tensionesh deri në mesnatë lidhur më çështjen e zgjerimit. Por, ata nuk ishin në gjendje të dakordësoheshin as lidhur me një marrëveshje që do të inkurajonte Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, apo për shtyrje të vendimit zyrtar.

Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi ashpër hapjen e negociatave për anëtarësimin, duke mbizotëruar ndaj liderëve të tjerë, përfshirë gjermanen Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani