Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Durrës, lirohet nga paraburgimi drejtori i Kadastrës

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 13:00 | Kronikë
Durrës, lirohet nga paraburgimi drejtori i Kadastrës

“Pa më të voglin diskutim që ky është akti final i një historie presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin e shtetit që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presion që nuk është bërë për çështjen për të cilën është akuzuar, por për pallate monstruoze të cilat duhet të legalizohen dhe të regjistrohen, është bërë jo për atë që pretendon prokurori, por për ca vjedhje të tjera të mëdha, shumë të rënda, në zonën e Gjirit të Lalzit”’.

Ky ishte reagimi i Braçes në 4 tetor, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtuesin e Zyrës së Kadastrës, Liridon Pulën, i akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Por, dy javë më pas, Gjykata e Apelit në Durrës e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pulën, duke vendosur pas një seance maratonë prej 3 orësh lirimin nga paraburgimi dhe vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Provat dhe argumentat e paraqitura nga prokuroria nuk e kanë bindur gjyqtarin e Apelit. Por, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit, hetimet ndaj drejtuesit të Kadastrës së Durrësit do të vijojnë nga Prokuroria e Durrësit dhe në fund do të jetë sërish gjykata që do të vendosë mbi fajësinë apo pafajësinë e Liridon Pulës. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli