Ministri i Jashtëm maqedonas kritikon BE-në

Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka kritikuar ashpër refuzimin e krerëve të unionit për mosçeljen e negociatave.

“Më e pakta që BE i detyrohet rajonit është që të jetë i drejtpërdrejtë. Nëse nuk ka më konsensus për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, nëse premtimi i Selanikut të vitit 2003 nuk qëndron, qytetarët duhet ta dinë”, shprehet Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Shkupit falenderon krerët e unionit që luftuan për hapjen e negociatave, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes historike të Prespës.

Shkarkoni aplikacionin e A2