Në kalanë ku do të martohet Rafa Nadal

Lidhja e tyre ka nisur 14 vite më parë, ndërsa propozimi për martesë ka ardhur teksa ishin duke pushuar në Romë.

E kemi fjalën për kampionin e tenisit, spanjollin Rafael Nadal, i cili do të martohet këtë të shtunë me Mery Perelló. Ceremonia pritet të jetë madhështorë. Ajo do të zhvillohet në një kala në Majorka të Spanjës.

Kalaja, e cila tashmë është prona më e shtrenjtë në Spanjë, pasi u ble nga një britanik për 30 milionë paund, është ndërtuar në vitin e largët 1628 për të mbrojtur qytetin kundër pushtuesve.

Në të njëjtën kala është martuar edhe futbollisti uellsian Gareth Bale me bashkëshorten Emma Rhys-Jones në muajin korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2