Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Negociatat e anëtarësimit, Këshilli Europian pa vendim: I rikthehemi në 2020

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 19:17 | Politikë
Negociatat e anëtarësimit, Këshilli Europian pa vendim: I

Vetëm dy rreshta iu la Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në dokumentin e konkluzioneve të Këshillit Europian që refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë. “Këshilli Europian do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet në maj të 2020 në Zagreb”. 

Kjo fjali që as nuk mohon, as nuk e pohon hapjen e negociatave në takimin e pranverës ishte produkt i diskutimeve këmbëngulëse për të ndryshuar qëndrimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Në fund të takimit, ai pranoi se dy vendet gjithsesi kanë bërë progres.

“Unë besoj në një Europë që është e përgjegjshme. Vendet e Ballkanit Perëndimor po zhvillojnë reforma të mëdha. Por qartësisht disa vende ishin kundër, Franca ishte një prej tyre. Njohim që është bërë progres. Por diskutimi për mua ka qenë tek vizioni. Marrëdhënia jonë me këtë fqinj nuk është domosdoshmërisht marrëdhënie zgjerimi. Para një zgjerimi efektiv duhet të reformojmë veten”, u shpreh presidenti francez.

Pavarësisht kësaj, Macron nuk harroi të përmendte kërkesën për azil nga shqiptarët, fenomeni që e bën të pamundur hapjen e negociatave sipas tij.

“Kemi probleme me numrin e azilkërkuesve. Nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por ka disa vende që kanë një problem të tillë. Këto janë probleme që duhen rregulluar. Ka disa kushte që nuk plotësohen”, shtoi Macron.

Pas vendosmërisë së Macron, kancelares Merkel nuk i mbeti tjetër vetëm të shprehë keqardhje.

“Diskutuam dhe për pasojat e këtij vendimi. Sigurisht do të punojmë shumë për të qëndruar në kontakt me këto dy vende në mënyrë që ta reduktojmë sa më shumë impaktin. Por do të ketë zhgënjim”, tha kancelarja gjermane.

Macron dhe Merkel, ndër të tjera theksuan dhe rëndësinë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos shqyrtohen ndarazi, sa i përket integrimit në BE.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani