Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Nxehet” kampionati, sfidë totale për kreun në kategorinë Superiore

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 20:31 | Futboll
“Nxehet” kampionati, sfidë totale për kreun në

Pas Teutës dhe Flamurtarit, java e 8 e Kategorisë Superior do të vijojë me përballje të tilla si Vllaznia-Partizani, me kampionët që sfidojnë një nga skuadrat më në formë të momentit.

Në Shkodër, fitorja është objektivi i vetëm, me trajnerin Jonuz që kërkon 3 pikë përballë të kuqve. “Skuadra ka treguar se ka gjendje të mirë. Do të luajmë në një stadium shumë të bukur dhe në një fushë të mirë. Kemi përballë një kundërshtari që sapo ka ardhur në Kategorinë Superiore dhe di të rreshtohet mirë taktikisht. Ndeshjet që ka bërë këtë javë kanë qenë të mira. “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur dhe kjo na jep një motiv më shumë për të bërë një ndeshjet të mirë”, tha Franco Lerda, trajner i Partizanit.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe faktin se na pret një ndeshje e vështirë. Fundi i tetorit do të jetë përcaktues për vazhdimësinë e sezonit dhe kjo fitore kundër Partizanit na duhet. Ata janë kampionët, por objektivi ynë janë vetëm 3 pikët dhe për këtë arsye kam ruajtur një surprizë. Por, edhe nëse fitojmë ndaj Partizanit nuk do të thotë se synojmë titullin, duhet t’i hedhim hapat me radhë”, u shpreh trajneri i Vallaznisë, Jonuz.

Pas fitores në frymën e fundit ndaj Luftëtarit, Skënderbeu pret në Korçë nënkampionët e Kukësit. Luftëtari sfidon Bylisin kryesues. Kundrejt skuadrës me ecurinë më pozitive, trajneri i bluzinjve Jorgos Marantas kërkon pikët për t’ju larguar fundit të tabelës.

“Objektivi ynë është të marrim pikë në çdo ndeshje. Na duhen pikët ndaj kërkojmë të marrim rezultat pozitiv. Pres fitoren në çdo takim pasi ekipi është në vendet e fundit të renditjes. Vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit nuk mjafton”, tha Marantas.

Ndërkohë, Tirana kërkon kthesën përballë Laçit, për t’u rikthyer tek 3 pikët, por edhe për të vendosur qetësinë tek stafi drejtues, me trajnerin Mema që nuk i lejohet të gabojë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani