Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

PD: Mungojnë 100 milionë $. Qeveria shkurton shpërblimet e pensionistëve

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 12:41 | Politikë
PD: Mungojnë 100 milionë $. Qeveria shkurton shpërblimet e

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ka dështuar me mbledhjen e të ardhurave nga Doganat e Tatimet dhe për këtë arsye po përgatit një Akt Normativ që shkurton investimet dhe dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit.

Sipas demokratëve, viktimë do të jenë edhe shpërblimet e fundvitit për pensionistët.

Dorian Teliti tha: “Qeveria do të miratojë së shpejti në Parlament aktin normativ që vulos dështimin e Edi Ramës me ekonominë edhe këtë vit. Me gjithë përpjekjet tinzare për të fshehur dështimin, të gjithë treguesit flasin për përkeqësimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit, për më pak punë, për më pak para në xhepat e shqiptarëve. Akti normativ qeveritar fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave; nuk parashikon shpërblime për pensionistët dhe të pamundurit; ul ndjeshëm investimet në projekte zhvillimore dhe infrastructure; braktis qëllimisht ish të përndjekurit”.

“Ecuria negative e mbledhjes së të ardhurave, ku vetëm nga tatimet dhe doganat në 8 muajt e parë, mungonin mbi 60 milion dollarë, do të vazhdojë të thellohet akoma edhe më shumë gjatë muajve të fundit të vitit. Edi Rama ka në tryezën e tij të punës një dokument konfidencial, ku parashikohet që, me ritmet aktuale, të ardhurat nga tatimet e doganat do të jenë 90 - 100 milionë dollarë më pak”, shtoi Teliti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani