Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Rinia "sytë" nga Europa, Gjermania vendi më i kërkuar, zero shanse për azil

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 20:11 | Aktualitet
Rinia "sytë" nga Europa, Gjermania vendi më i kërkuar,

Një nga arsyet se pse po shpopullohet Shqipëria e gjejmë në shtëpinë e Europës në Tiranë. 
Aty gjejmë edhe destinacionin europian që kërkohet më shumë. Jemi në muajin që për shkak të aktiviteteve që zhvillohen merr emrin “Tetori gjerman” dhe këtë vit dukshëm ëndrra e të rinjve është Gjermania. 

Të gjithë maturantët e të diplomuarit që ndeshëm në Panairin e Arsimit thonë se duan të lënë vendin. Të paktë janë ata që mendojnë kthimin pas studimeve jashtë vendit.

https://a2news.com/2019/10/18/largimi-i-shqiptareve-40-mije-cdo-vit-ekspertet-reforma-urgjente/

“Dua të vazhdoj universitetin jashtë për mjekësi. Edhe prindërit janë me të njëjtin profesion kështu që edhe unë do ta vazhdoj. Dua të shkoj jashtë sepse ka dhe mundësi më të mira”, u shpreh një maturante.

https://a2news.com/2019/10/17/refuzimi-i-macron-azilkerkuesit-shqiptare-ne-france-arsye-apo-pretekst/

Këtë verë Eraldo Laçi shkoi si emigrant në Gjermani. Iu desh të kthehej pasi nuk gjeti punë ndaj verën tjetër synon të largohet si student.

“Kam qenë një muaj në Gjermani, e provova. Me dëshirë do të shkoja përsëri atje. Kësaj radhe mendoj ta provoj si student dhe të vazhdoj shkollën, ndoshta bëj dhe ndonjë punë me kohë të pjesshme. Andej më duket shumë më mirë se këtu”, deklaroi maturanti.

Pavarësisht dëshirës, shqiptarët që studiojnë në Universitetet e Gjermanisë nuk janë më shumë se 400 të pranuar në vit.  Ndërsa numri azilkërkuesve është disa herë më i lartë edhe pse shumë prej tyre po kthehen. Një prej tyre është Vjollca Tanushi. 

“Kam shkuar në Gjermani. Kam qëndruar atje për 40 ditë dhe më pas u ktheva.

Ndryshe nga të rinjtë që për studime pajisen me vizë të posaçme, për të tjerët që kërkojnë azil shanset janë zero, siç ka theksuar dhe ambasadori gjerman në Tiranë. 

“Pjesa dërrmuese e aplikantëve shqiptarë për azil në Gjermani i kanë shanset zero për ta fituar atë. Shqipëria nuk është një vend që ka përndjekje politike. Ndaj iu kërkoj të informoheni mirë përpara se të merrni rrugën drejt Gjermanisë. Këtu keni më shumë shanse sesa ato që iu ofrohen në Gjermani”, u shpreh ambasadori Zingraf

Por a do të pengojë kjo shqiptarët që të braktisin vendin, në një kohë kur vetë Europa i josh me sloganin “Rinia nuk ka moshë”, por afrimi i Shqipërisë drejt saj është bërë edhe më i vështirë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë