Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Risia në Itali, VAR edhe kundër racizmit

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 10:45 | Futboll
Risia në Itali, VAR edhe kundër racizmit

Incidentet në eliminatoret e Evropianit, kryesisht në ndeshjen Bullgari-Angli, rikthyen edhe një herë në vëmendje problemet e racizmit në futboll.

Italia ka vendosur t’i thotë mjaft këtij fenomeni dhe për këtë ka menduar një zgjidhje. Federata Italiane e Futbollit po shqyrton mundësinë për të aplikuar sistemin VAR edhe për koret raciste.

Presidenti Gabriele Gravina, nëpërmjet një komunikimi, u shpreh se nëse e gjitha kjo është një anomali, do të përdoret moviola për të identifikuar dhe ndëshkuar në kohë reale çdo individ që cenon të drejtat e futbollistëve dhe jo vetëm.

“Duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe nën një zë për të dëbuar racizmin nga kompeticionet tona”, ishte deklarata e numrit një të futbollit italian.

A2 CNN Livestream

Dita jonë