Sulmohet me bomba xhamia në Afganistan, raportohen dhjetëra viktima

62 persona u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të disa bombave në një xhami në provincën Nangarhar.

Dyshohet se brenda xhamisë ishin vendosur disa bomba pasi shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm sa e ka shkatërruar totalisht atë.

Autoritetet bëjnë me dije se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Deri tani asnjë grup militantësh nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Shkarkoni aplikacionin e A2