Tritol makinës, Tirana zgjohet me shpërthim

Mëngjesin e së premtes, Tirana është zgjuar me shpërthim.

Gazetari i A2, Jul Kasapi, bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30. Mendohet se në automjetin në pronësi të shtetasit A.B. ishte vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Shpërthimi ka krijuar panik pasi zona ka qenë e populluar në momentin e shpërthimit.

Bëhet fjalë për një automjet tip Benz me targa gjermane. Sapo një i ri është afruar dhe është futur brenda automjetit, ka ndodhur edhe shpërthimi që dyshohet se është i kontrolluar.

Në vendngjarje ka mbërritur nëndrejtori i policisë dhe ai i Krimeve të Rënda.

Shkarkoni aplikacionin e A2