Turqia nuk zbaton armëpushimin, bombardon veriun e Sirisë

Sulme artilerie të rëndë dhe shpërthime bombash janë regjistruar pasditen e së premtes në kufirin siriano-turk edhe pse një ditë më parë u njoftua arritja e një marrëveshje për një armëpushim 5 ditor për t’iu bërë të mundur forcave kurde të tërhiqen.

Gazetarë të huaj raportojnë se shpërthime të fuqishme ka pasur dhe në qytetin e Ras Al Ain, i cili ishte një ndër objektivat kryesore të ushtrisë turke. Zëdhënës të luftëtarëve kurdë bëjnë me dije se sulmet janë të ushtrisë turke dhe se ajo nuk është duke e zbatuar armëpushimin e arritur dje mes presidentit Erdogan dhe zv/presidentit të SHBA, Pence.

Sipas burimeve, si pasojë e këtyre sulmeve janë regjistruar të plagosur mes civilëve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2