Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vrau fqinjin për drutë e zjarrit, 31-vjeçari tenton të arratiset nga burgu i Peqinit

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 11:07 | Kronikë
Vrau fqinjin për drutë e zjarrit, 31-vjeçari tenton të

Një shtetas ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin.

Gëzim Toma akuzohet për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës pak vite më parë. Ai ka tentuar me mjete të improvizuara të presë një hekur të dritares në qelinë ku qëndronte. Veprimi është kuptuar dhe është ndaluar nga punonjësit e burgut dhe tani po qëndron në qeli të izoluar.

31-vjeçari rezulton një ndër të dënuarit e fundit për vrasje me dashje. Ai është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit. Sipas të dhënave, Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar në oborrin e pallatit.

25-vjeçari Daxha nuk e ka pranuar akuzën dhe i është lutur disa herë fqinjit ta linte të qetë në hallin e tij. Megjithëse reagimi i Daxhës ka qenë mjaft i butë, dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë parë momentet e tmerrit. Gëzim Toma ka lënë sheshin para pallatit dhe është ngjitur në shtëpinë e tij, duke dalë prej andej me një thikë të madhe në dorë. Personat që kanë parë ngjarjen nuk kanë guxuar të ndërhyjnë për të ndalur krimin, pasi, sipas tyre, Toma ishte shumë i xhindosur dhe i është vërsulur fqinjit duke e goditur me thikë disa herë në trup.

Toma kishte pak kohë që ishte transferuar në burgun e Drenovës dhe duket se ishte miqësuar me grupin e shkodranëve, me të cilët ka planifikuar arratisjen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani