Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

City kthehet në garë, fiton dhe merr vendin e dytë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 20:32 | Futboll

Manchester City ka fituar me rezultatin 0-2 ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Crystal Palace, e vlefshme kjo për javën e 9 të Premier League.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të “Qytetarëve” me gola të Gabriel Jesus dhe Silvës. Në 45 minutat e dyta shifrat mbetën të pa ndryshuara edhe pse City shpërdoroi raste pafund.

Marrja e 3 pikëve ishte shumë e rëndësishme për ekipin e Guardiolës e cila vinte në këtë takim pas humbjes zhgënjyese në shtëpi përballë Wolves.

Në ndeshjet e tjera të rëndësishme të kësaj jave Chelsea fitoi 1-0 përballë Newcastle, ndërsa Tottenham barazoi në shtëpi ndaj Watford.

A2 CNN Livestream

Dita jonë